Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Vijat ndarëse: Gardhet e reja kufitare të Evropës

5
Kamerat e sigurisë dhe telat me gjemba mbi një gardh ku takohen kufijtë e Polonisë, Lituanisë dhe eksklavës së Rusisë, Kaliningradit. Fotografia është shkrepur nga Polonia, afër fshatit Zerdziny, në korrik.

6
Ushtarët maqedonas duke patrulluar brenda gardheve me tela me gjemba, në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në korrikun e vitit 2019.

7
Punëtorët në Lituani duke instaluar shtyllat për një gardh kufitar me Rusinë, në qershorin e vitit 2017.

8
Gardhi kufitar që ndan territorin e vogël afrikanoverior të Spanjës, Ceuta, nga Maroku, i fotografuar në qershorin e vitit 2018.
Gardhi përbëhet prej dy barrierave me lartësi prej 6 metrash, mbi të cilat janë vendosur tela me gjemba. Një varg sensorësh të zhurmave dhe të lëvizjeve iu ndihmojnë qindra policëve, të cilët patrullojnë barrierën.