Gati 3,000 civilë janë vrarë apo janë plagosur në Ukrainë, ndërsa më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, prej kur Rusia nisi sulmin e saj të paprovokuar, më shumë se një muaj më parë, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar njërën ndër krizat më të rënda humanitare në Evropë prej dekadash. Sipas të dhënave të OKB-së, nja 3.8 milionë njerëz - gjysma e të cilëve janë fëmijë - kanë ikur nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Fytyrat e luftës

13
Një ushtarak i lënduar duke shikuar nga një ambulancë, pas një sulmi në një bazë ushtarake ukrainase. (Javoriv, 13 mars)

14
Kapelani ushtarak, Nikolay Medynsky, duke bekuar një ushtar ukrainas, para nisjes së tij për të luftuar. (Kiev, 13 mars)

15
Një burrë, i cili i është bashkuar vullnetarisht Forcave të Mbrojtjes Territoriale, duke mbajtur një pushkë, gjatë një trajnimi për përdorimin e armëve. (Odesë, 11 mars)

16
Olga duke përqafuar të dashurin e saj, Vlodomyrin, teksa përshëndeteshin para shkuarjes së tij në frontin e luftës. (Lviv, 9 mars)