Gati 3,000 civilë janë vrarë apo janë plagosur në Ukrainë, ndërsa më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, prej kur Rusia nisi sulmin e saj të paprovokuar, më shumë se një muaj më parë, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar njërën ndër krizat më të rënda humanitare në Evropë prej dekadash. Sipas të dhënave të OKB-së, nja 3.8 milionë njerëz - gjysma e të cilëve janë fëmijë - kanë ikur nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Fytyrat e luftës

17
Një grua duke folur në telefon, teksa shikonte nga dritarja e një treni me civilë që largoheshin nga lufta. (Odesë, 9 mars)

18
Dy burra duke bartur një grua, teksa njerëzit iknin nga trupat ruse. (Irpin, 8 mars)

19
Alexandra, 12-vjeçare, duke mbajtur motrën e saj, Esyean, 6-vjeçare, e cila qante teksa përshëndeste nënën e saj, Irinën, përderisa pjesëtarët e komunitetit hebraik hipnin në një autobus për të ikur nga lufta e nisur nga Rusia. (Odesë, 7 mars)

20
Një civil duke u trajnuar për hedhjen e koktejëve të molotovit, për të mbrojtur qytetin nga pushtuesit rusë. (Zhitomir, 1 mars)