Gati 3,000 civilë janë vrarë apo janë plagosur në Ukrainë, ndërsa më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, prej kur Rusia nisi sulmin e saj të paprovokuar, më shumë se një muaj më parë, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar njërën ndër krizat më të rënda humanitare në Evropë prej dekadash. Sipas të dhënave të OKB-së, nja 3.8 milionë njerëz - gjysma e të cilëve janë fëmijë - kanë ikur nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Fytyrat e luftës

9
Një fëmijë duke përkëdhelur një mace në një autobus me refugjatë që po iknin nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë. (Lviv, 13 mars)

10
Njerëzit duke qëndruar në një tren evakuimi drejt Lvivit. (Kiev, 11 mars)

11
Një grua e ikur nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, duke përqafuar një fëmijë, në një kamp të përkohshëm. (Pshemyshël, Poloni, 28 shkurt)

12
Një burrë duke kontrolluar një dritare të thyer gjatë sulmeve ruse. (Kiev, 26 shkurt)