Gati 3,000 civilë janë vrarë apo janë plagosur në Ukrainë, ndërsa më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, prej kur Rusia nisi sulmin e saj të paprovokuar, më shumë se një muaj më parë, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar njërën ndër krizat më të rënda humanitare në Evropë prej dekadash. Sipas të dhënave të OKB-së, nja 3.8 milionë njerëz - gjysma e të cilëve janë fëmijë - kanë ikur nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Fytyrat e luftës

5
Danilo, 2-vjeçar, dhe motra e tij, Anya, 6-vjeçare, duke qëndruar në një stacion trenash, pas ikjes nga Odesa. (Uzhorod, 28 mars)

6
Një grua duke pastruar rrënojat, në një shkollë të dëmtuar nga bombardimet. (Harkiv, 27 mars)

7
Një qytetare duke qëndruar para një ndërtese banimi. (Mariupol, 19 mars)

8
Një pjesëtar i trupave proruse, duke tymosur duhan brenda një ndërtese, e cila, sipas ushtrisë, më parë ishte pozicion luftimi i forcave të armatosura ukrainase. (Marinka, 22 mars)