Gati 3,000 civilë janë vrarë apo janë plagosur në Ukrainë, ndërsa më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, prej kur Rusia nisi sulmin e saj të paprovokuar, më shumë se një muaj më parë, ka njoftuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar njërën ndër krizat më të rënda humanitare në Evropë prej dekadash. Sipas të dhënave të OKB-së, nja 3.8 milionë njerëz - gjysma e të cilëve janë fëmijë - kanë ikur nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Fytyrat e luftës

1
Masha, 26-vjeçare, duke shikuar telefonin e saj mobil, në një stacion metroje, që shërben si strehim nga sulmet e mundshme ajrore, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon. (Kiev, 25 mars)

2
Një burrë duke ndezur një cigare brenda shtëpisë së tij të dëmtuar, ndërkohë që po vijon sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. (Krasilivka, 26 mars)

3
Anna Yevdokinova duke qëndruar para shtëpisë së saj të dëmtuar. (Krasilivka, 26 mars)

4
Victor, një burrë i plagosur, i cili ka thënë se është lënduar nga një granatim, duke qëndruar para një spitali. (Brovari, 19 mars)