Një grua pret vendimin për udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, Rusia përballet me një valë të re të infektimeve me koronavirus dhe në Pakistan vazhdon fushata e vaksinimit kundër polios. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU
Java përmes fotografive

1
Një myslimane e Bosnjës në Srebrenicë qan teksa dëgjon vendimin për liderin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Atij iu refuzua apeli për dënimin me burgim të përjetshëm për masakrën në Srebrenicë dhe për mizori të tjera gjatë luftës së Bosnjës.

2
Fëmijët luajnë me një replikë të dinozaurit që është vendosur në Dino Park, një kopsht zoologjik që është hapur së fundmi në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

3
Një vepër arti e artistit turk, Ahmet Gunestekin e vendosur pranë Qendrës Kulturore Heydar Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.

4
Një djalë afgan teksa punon në një furrë të tullave në provincën Nangarhar.