Një grua pret vendimin për udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, Rusia përballet me një valë të re të infektimeve me koronavirus dhe në Pakistan vazhdon fushata e vaksinimit kundër polios. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU
Java përmes fotografive

5
Punëtorët e Ministrisë së Emergjencave në Rusi dezinfektojnë një stacion treni në Moskë, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. Kryetari i Moskës ka njoftuar se nga 15 deri më 19 qershor nuk do të punohet, teksa ky qytet, por edhe qytete të tjera ruse kanë raportuar numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus që prej dimrit.

6
Një punëtor në një treg të Karaçit, në Pakistan.

7
Një burrë pakistanez freskohet, teksa qyteti Peshavar regjistroi temperatura të larta.

8
Një ushtar i Gardës së Nderit në Rumani gjatë një ceremonie të mbajtur pranë memorialit të Ushtarit të Panjohur në Bukuresht.