Migrantët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me kushte të rënda gjatë dimrit, komunistët në Rusi përkujtojnë Leninin, Pakistani rihap shkollat pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 – këto janë disa ngjarje të pasqyruara në këtë fotogaleri që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë javë, nga rajonet në të cilat raporton REL. Më shumë fotogaleri mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
5
Fëmijët ngrohen pranë këtij zjarri të ndezur në Peshavar të Pakistanit. (epa-EFE/Bilawal Arbab)
6
Një nga varrezat kryesore në Sarajevë është mbuluar nga bora. (epa-EFE/Fehim Demir)
7
President rus, Vladimir Putin zhytet në ujin e akullt, për të festuar festën ortodokse të Epifanisë. (Kremlin via Reuters/Mikhail Klimentyev)
8
Migrantët lahen në ujërat termale në Illixha, në periferi të Sarajevës. Ata thonë se uji këtu është i ngrohët sesa uji që gjendet në kampin Bllazhuj, ku ata jetojnë. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kritikuar autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës se nuk ka ofruar strehim adekuat gjatë dimrit për mijëra migrantë, refugjatë dhe azilkërkues. (epa-EFE/Fehim Demir)