Migrantët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me kushte të rënda gjatë dimrit, komunistët në Rusi përkujtojnë Leninin, Pakistani rihap shkollat pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 – këto janë disa ngjarje të pasqyruara në këtë fotogaleri që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë javë, nga rajonet në të cilat raporton REL. Më shumë fotogaleri mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
9
Një punëtor dezinfekton këpucët e një studenteje, teksa ajo arrin në një shkollë në Lahore të Pakistanit. Autoritetet pakistaneze kanë nisur që të rihapin shkollat, përmes disa fazave, pavarësisht se numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus është rritur. (AP/K.M. Chaudary)
10
Policët arrestojnë një mbështetës të opozitarit rus, Aleksey Navalny në aeroportin Vnukovo të Moskës më 17 janar. Navalny u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në muajin gusht. Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se ka urdhëruar helmimin e tij. (epa-EFE/Yuri Kochetkov)
11
Zekrhaq, 72 vjeç vlon ujë në një rrugë në afërsi të Kabulit. (epa-EFE/Hedayatullah Amid)
12
Një vizitor, me maskë mbrojtëse, bën disa fotografi pranë ndërtesës së parlamentit dhe Memorialit të Luftës së Parë Botërore në Budapest. (AFP/Attila Kisbenedek)