Migrantët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me kushte të rënda gjatë dimrit, komunistët në Rusi përkujtojnë Leninin, Pakistani rihap shkollat pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 – këto janë disa ngjarje të pasqyruara në këtë fotogaleri që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë javë, nga rajonet në të cilat raporton REL. Më shumë fotogaleri mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës

1
Komunistët rusë mbajnë fotografi të Vladimir Leninit dhe valvitin flamuj të kuq, për të shënuar 97-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit sovjetik. Moskë, 21 janar. (epa-EFE/Sergei Ilnitsky)

2
Kjo fotografi është bërë nga Ushtria e Iranit dhe shfaq një ushtar që merr pjesë në stërvitje ushtarake pranë rajonit bregdetar të Makranit, në juglindje të Iranit. (epa-EFE/Iranian Army)

3
Një djal afgan mban në duar një tullumbace teksa qëndron pranë një strehe të përkohshme në periferi të Kabulit, ku janë të strehuar qytetarët që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. (epa-EFE/Hedayatullah Amid)

4
Disa persona udhëtojnë me këtë qerre në Herat të Afganistanit. (AFP/Hoshang Hashimi)