Arrestimet e mbështetësve të opozitës në Bjellorusi, bora në Rusi, ushtrimet e Trupës së Baletit të Kosovës, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më interesante për fotogalerinë e javës, nga rajonet në të cilat raporton REL. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
9
Disa persona mbi një deve në një plazh të Karaçit, Pakistan. (epa-EFE/Rehan Khan)
10
Një punëtor dezinfekton këpucët e një nxënësi në një shkollë në Lahore. Pakistani më 26 nëntor mbylli sërish të gjitha institucionet arsimore, për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus.(AP/K.M.Chaudary)
11
Një burrë dhe djali i tij mbajnë në duar pjesë të një stufe për ngrohje teksa nisen drejt shtëpisë së tyre në Kabul. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, shumica e banorëve të Afganistanit përdorin qymyr dhe dru për ngrohje gjatë zezonës së dimrit. (epa-EFE/Hedayatullah Amid)
12
Një burrë në kopshtin e tij në Stepanakert, qytetin kryesor azerbajxhanas në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(AFP/Karen Minasian)