Festime në Azerbajxhan dhe zemërim në Armeni për shkak të arritjes së marrëveshjes që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut si dhe ngjarje të tjera që e karakterizuan javën që lamë pas, nga rajonet në të cilat raporton Radio Evropa e Lirë, janë pasqyruar përmes kësaj fotogalerie. Më shumë fotogaleri, mund të gjeni KËTU.
Fotografitë e javës
21
Një burrë në Bukuresht fle brenda një fluske mbrojtëse që po përdoret nga sektori i gastronomisë për të mundësuar distancën fizike, që kërkohet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qeveria romune që prej 9 nëntorit ka vendosur masat e kufizimit të lëvizjes për 30 ditë, ku qytetarët u ndalohet lëvizja nga ora 23:00 deri në ora 05:00. (AFP/Daniel Mihailescu)
22
Një punëtor komunal në Moskë kalon pranë një ekzibicioni që është bërë për të përkujtuar betejën e Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore. (epa-EFE/Sergei Ilnitsky)
23
Policia bjelloruse arreston një protestuese gjatë protestave opozitare në Minsk.(AP)
24
Një mace qëndron në mesin e tavolinave të zbrazura të një restoranti në Shkup të Maqedonisë së Veriut.(epa-EFE/Georgi Licovski)