Luftimet në Nagorno Karabak, protestat në Bjellorusi, zgjedhjet në kohë pandemie në disa shtete si dhe ngjarjet e tjera që kanë karakterizuar javën që lamë pas, janë pasqyruar përmes kësaj fotogalerie. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë më të mira të javës
13
Barela të përlyera me gjak janë vendosur përpara një spitali që gjendet afër frontit të luftës në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AP)
14
Policët duke arrestuar një aktiviste të FEMEN, gjatë një proteste para ambasadës polake në Kiev, ku u kundërshtuan ligjet e reja të Polonisë për abortin. (AFP/Sergei Supinsky)
15
Të moshuarit në një qendër për refugjatë në Jerevan. Ata u larguan nga rajoni i shkëputur i Nagorno Karabakut për shkak të luftimeve. (AFP/Karen Minasyan)
16
Një veteran i Luftës së Dytë Botërore viziton një ekspozitë 3D, të quajtur “Treni i Fitores”, që është hapur në hekurudhën në Shën Petersburg të Rusisë. Ekspozita është e hapur në tetë vagonë. Vizitorët mund të shohin se si ka qenë përditshmëria në Leningradin e rrethuar, ku mund të shohin edhe si janë dukur frontet e luftës, ushtarët e plagosur, etj. Ky tren, me këtë ekspozitë, udhëton në 13 qytete ruse dhe stacioni i tij i fundit është Volgograd.(epa-EFE/Anatoly Maltsev)