Luftimet në Nagorno Karabak, protestat në Bjellorusi, zgjedhjet në kohë pandemie në disa shtete si dhe ngjarjet e tjera që kanë karakterizuar javën që lamë pas, janë pasqyruar përmes kësaj fotogalerie. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Fotografitë më të mira të javës
5
Një foshnje dhe nëna e tij bëhen gati të largohen nga Stepanakert pas luftimeve mes forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(AP)
6
Një grua viziton memorialin në Butovo, në periferi të Moskës. Ky memorial, që u ngrit më 2017, përkujton 20,762 personat e ekzekutuar gjatë regjimit të Stalinit në vitet 1937-38.(epa-EFE/Maxim Shipenkov)
7
Disa burra shikojnë kraterin që është krijuar pas sulmeve me bombë në afërsi të Katedrales së Shpëtimtarit të Shenjtë, që gjendet në Stepanakert, në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. (AP)
8
Një punëtor shëndetësor në një spital të improvizuar në Beograd të Serbisë. Serbia po regjistron numra të lartë me koronavirus, duke shtyrë qeverinë që të shqyrtojë masa të reja kufizuese.(epa-EFE/Marko Djokovic)