Këto janë disa nga fotografitë më të mira që Radio Evropa e Lirë ka zgjedhur për javën e 42-të të vitit 2020.
Fotografitë e javës
9
Anëtarë të një trupe cirku në Hungari teksa performojnë në Pallatin e Arteve në Budapest. (AFP/Attila Kisbenedek)
10
Familjarët e një ushtari të vrarë azerbajxhanas vajtojnë pranë arkivolit të tij. Ushtari u vra në luftimet që Armenia dhe Azerbajxhani po zhvillojnë mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. (AFP/Karen Minasyan)
11
Lojtari rus Artem Dzyuba (majtas) dhe ai hungarez Willi Orban gjatë ndeshjes mes Rusisë dhe Hungarisë të mbajtur më 14 tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s. (AP/Pavel Golovkin)
12
Barelat shihen jashtë një spitali, i cili sipas Ministrisë së Jashtme të rajonit të Nagorno-Karabakut, është dëmtuar gjatë bombardimeve të fundit nga forcat armene në Martakert më 15 tetor. (Reuters/Stringer)