Këto janë disa nga fotografitë më të mira që Radio Evropa e Lirë ka zgjedhur për javën e 42-të të vitit 2020.
Fotografitë e javës
1
Një grua teksa bën një selfie në një park të Moskës. (Reuters/Maxim Shemetov)
2
Një qen i quajtur Nord Boss qëndron në shpinën e pronares së tij, Natasha, teksa të dy rrëshqasin mbi një skateboard në Moskë. (Reuters/Evgenia Novozhenina)
3
Timur Xaligov mban në duar trupin e pajetë të vajzës së tij 10-muajshe Narin. Ajo, së bashku me pesë anëtarë të tjerë të familjes, përfshirë nënën e saj, Sevil, pasi më 17 tetor një raketë goditi shtëpinë e tyre në qytetin azerbajxhanas Ganca, që gjendet në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.(Reuters/Umit Bektas)
4
Një ushtar i plagosur armen më 14 tetor trajtohet në bodrumin e një qendre mjekësore në Stepanakert, qytetin kryesor në Nagorno-Karabak. (AFP/Aris Messinis)