Këto janë disa nga fotografitë më të mira të javës së 41-të të vitit 2020.
Fotografitë më të mira të javës
17
Ushtarët ukrainas vendosin flamurin e Ukrainës mbi arkivolet e kadetëve të forcave ajrore, që vdiqën par rrëzimit të një aeroplani muajin e kaluar. (AFP/Sergey Borok)
18
Protestuesit mbajnë në duar fotografitë e familjarëve të zhdukur, për të cilët, aktivistët në Pakistan thonë se janë marrë nga agjencitë shtetërore, fillimisht nën pretekstin se po luftojnë terrorizmin. Karaçi, 4 tetor.(epa-EFE/Shahzaib Akber)
19
Një grua, më 4 tetor, shikon përmes dritares të banesës së saj, e cila është shkatërruar nga bombardimet e Azerbajxhanit në Stepanakert, që është qyteti kryesor në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.(epa-EFE/David Ghahramanyan)
20
Disa njerëz qëndrojnë pranë një makine të shkatërruar në qytetin Ganca, pas raportimeve më 4 tetor, se Armenia ka kryer sulme me raketa.(TASS/Valery Sharifulin)