Fidel Castro, njeriu që e udhëhoqi Kubën për afro pesë dekada, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Pasi e pati marrë pushtetin në kryengritjen komuniste në vitin 1959, Castro ka shërbyer si kryeministër ose president i këtij ishulli në Karaibe, për afro 50 vjet, duke e mbijetuar invadimin ushtarak të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pastaj sanksionet ekonomike amerikane, izolimin diplomatik, shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, ish-sponzorizues kryesor i tij, e të tjera. Ai, po ashtu ka luajtur rol qendror në sjelljen e botës në teh të luftës atomike gjatë krizës raketore kubane. Gjatë periudhës së sundimit të tij në Kubë, janë ndërruar 10 presidentë amerikanë.
Fidel Castro (1926-2016), një jetë në fotografi

9
Një pëllumb rri mbi supet e Kastros derisa ai po iu adresohej me një fjalim të rinjve kubanë në vitin 1989, gjatë festimeve për 30-vjetorin e revolucionit komunist të Kubës.

10
Fidel Castro (në mes) i shoqëruar nga agjentët e sigurisë te Muri i Madh i Kinës, derisa ishte në vizitë shtetërore në dhjetor të vitit 1995.

11
Castro flet me Papa Gjon Palin II, gjatë vizitës së këtij të fundit në Havanë, në janar të vitit 1998.

12
Castro (në mes) është ndihmuar nga truprojat e tij, pasi ai u alivanos në fund të një fjalimi, pas një ceremonie diplomimi në Kubën qendrore në tetor të vitit 2004.