Fidel Castro, njeriu që e udhëhoqi Kubën për afro pesë dekada, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Pasi e pati marrë pushtetin në kryengritjen komuniste në vitin 1959, Castro ka shërbyer si kryeministër ose president i këtij ishulli në Karaibe, për afro 50 vjet, duke e mbijetuar invadimin ushtarak të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pastaj sanksionet ekonomike amerikane, izolimin diplomatik, shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, ish-sponzorizues kryesor i tij, e të tjera. Ai, po ashtu ka luajtur rol qendror në sjelljen e botës në teh të luftës atomike gjatë krizës raketore kubane. Gjatë periudhës së sundimit të tij në Kubë, janë ndërruar 10 presidentë amerikanë.
Fidel Castro (1926-2016), një jetë në fotografi

13
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, viziton Castron e sëmurë në Havanë, në shtator të vitit 2006. Pavarësisht shëndetit të tij të dobët, udhëheqësi kuban jetoi më gjatë sesa Chavez, i cili vdiq shkaku i komplikimeve nga kanceri në vitin 2013.

14
Duke mbajtur një flamur Kubës, Castro dëgjon një drejtues gjatë paradës Ditës së Majit në Sheshin e Revolucionit të Havanës, në vitin 2005.

15
Fidel Castro dukej dobët për nga shëndeti në kongresin e Partisë Komuniste kubane, në Havana fillim të këtij viti.

16
Presidenti aktual i Kubës, Raul Castro, njofton për vdekjen e vëllait të tij, Fidel, në televizionin shtetëror, më 26 nëntor.