Fidel Castro, njeriu që e udhëhoqi Kubën për afro pesë dekada, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Pasi e pati marrë pushtetin në kryengritjen komuniste në vitin 1959, Castro ka shërbyer si kryeministër ose president i këtij ishulli në Karaibe, për afro 50 vjet, duke e mbijetuar invadimin ushtarak të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pastaj sanksionet ekonomike amerikane, izolimin diplomatik, shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, ish-sponzorizues kryesor i tij, e të tjera. Ai, po ashtu ka luajtur rol qendror në sjelljen e botës në teh të luftës atomike gjatë krizës raketore kubane. Gjatë periudhës së sundimit të tij në Kubë, janë ndërruar 10 presidentë amerikanë.
Fidel Castro (1926-2016), një jetë në fotografi

5
Fidel Castro (i katërti djathtas) pranë një portreti të Vladimir Leninit, pak para bisedimeve me udhëheqësin sovjetik Leonid Brezhnjev (i katërti majtas).

6
Castro gjatë takimit me liderin e Palestinës Yasser Arafat më 1970.

7
Castro në gjueti, ndërsa po qëndronte për një vizitë në Rumani, në maj të vitit 1972, kur vendi sundohej nga diktatori komunist Nikolae Çaushesku.

8
Castro (djathtas) dhe lideri sovjetik Mikhail Gorbaçov shkëmbejnë dokumente gjatë një ceremonie për nënshkrimin e një traktati në Havanë, në vitin 1989.