Fidel Castro, njeriu që e udhëhoqi Kubën për afro pesë dekada, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Pasi e pati marrë pushtetin në kryengritjen komuniste në vitin 1959, Castro ka shërbyer si kryeministër ose president i këtij ishulli në Karaibe, për afro 50 vjet, duke e mbijetuar invadimin ushtarak të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pastaj sanksionet ekonomike amerikane, izolimin diplomatik, shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, ish-sponzorizues kryesor i tij, e të tjera. Ai, po ashtu ka luajtur rol qendror në sjelljen e botës në teh të luftës atomike gjatë krizës raketore kubane. Gjatë periudhës së sundimit të tij në Kubë, janë ndërruar 10 presidentë amerikanë.
Fidel Castro (1926-2016), një jetë në fotografi

1
Fidel Castro si një aktivist i ri marksist në vitin 1953.

2
I rrethuar nga anëtarët e lëvizjes së tij majtiste guerile, Castro (në mes) shihet mes turmave në Cienfuegos menjëherë pas rrëzimit të diktatorin kuban, Fulgencio Batista, më 1959.

3
Castro (në mes) duke mbajtur fjalim në Havana më 1959. Kurse në të dy anët janë shokët e tij revolucionarë Camilo Cienfuegos (djathtas) dhe Ernesto Che Guevara (majtas).

4
Castro vendos një kapele ruse, të llojit chapka, pranë Moskës, gjatë një vizite zyrtare në Bashkimin Sovjetik, në janar 1964.