Flamuri kuqezi mbulon Prishtinën
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është veshur me ngjyrat kuqezi. Flamuri i Shqipërisë valonte në sheshet kryesore të Prishtinës derisa qindra njerëz dolën në rrugë për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

9
28 Nëntori ishte festë për institucionet e Kosovës.

10
Ndonëse festohet çdo vit, 28 Nëntori nuk është i shënuar si festë zyrtare në ligjet e Kosovës. Zakonisht punëtorët e sektorit privat punojnë edhe këtë ditë.

11
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi 28 Nëntorin. “Sot, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e anekënd botës, kremtojnë bashkë katër ngjarje historike në një ditë”, shkroi Osmani.

12
Ani pse gjatë ditës pati reshje shiu, fëmijët ishin të lumtur.