Festimet e Vitit të Ri ishin të kufizuara në të gjithë botën, pasi shumë vende luftojnë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Turmat e publikut, që do të ndiqnin shfaqjet e fishekzjarrëve, janë anuluar kudo, nga Sidnei në Nju Jork. Festimet kanë qenë të qeta sidomos në Evropë. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë vdekur me virusin ngjitës, që nga fillimi i pandemisë, në pranverë të vitit të kaluar. Më shumë se 81 milionë raste pozitive janë konfirmuar.
Festime pa turma njerëzish

13
... dhe në Vuhan, qytetin e Kinës, ku koronavirusi ka shpërthyer për herë të parë në fund të vitit 2019. Qyteti nuk ka më kufizime pasi sëmundja është vënë nën kontroll.
Facebook Forum