Festimet e Vitit të Ri ishin të kufizuara në të gjithë botën, pasi shumë vende luftojnë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Turmat e publikut, që do të ndiqnin shfaqjet e fishekzjarrëve, janë anuluar kudo, nga Sidnei në Nju Jork. Festimet kanë qenë të qeta sidomos në Evropë. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë vdekur me virusin ngjitës, që nga fillimi i pandemisë, në pranverë të vitit të kaluar. Më shumë se 81 milionë raste pozitive janë konfirmuar.
Festime pa turma njerëzish

1
Fishekzjarret shpërthejnë mbi Shtëpinë e Operas të Sidneit gjatë festimeve të reduktuara të Vitit të Ri, për shkak të sëmundjes ngjitëse COVID-19.

2
Në sheshin kryesor të Nju Jorkut Times Square shihet kjo rrugë e zbrazët, pak orë para ndërrimit të moteve.

3
Topi, simbol i festimeve, ngrihet në sheshin Times Square të Nju Jorkut.

4
... dhe ora 00:00 në Nju Jork.
Facebook Forum