Festimet e Vitit të Ri ishin të kufizuara në të gjithë botën, pasi shumë vende luftojnë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Turmat e publikut, që do të ndiqnin shfaqjet e fishekzjarrëve, janë anuluar kudo, nga Sidnei në Nju Jork. Festimet kanë qenë të qeta sidomos në Evropë. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë vdekur me virusin ngjitës, që nga fillimi i pandemisë, në pranverë të vitit të kaluar. Më shumë se 81 milionë raste pozitive janë konfirmuar.
Festime pa turma njerëzish

5
Në Berlin të Gjermanisë, policia patrullon në rrugët kryesore të qytetit, ku tubimet e njerëzve janë ndaluar për shkak të pandemisë.

6
Rruga Champs Elysees në Paris, boshe. Edhe autoritetet franceze i kanë ndaluar tubimet.

7
Fishekzjarret shpërthejnë mbi tempullin antik Parthenon në Athinë.

8
Një shfaqje dritash shihet mbi Tower Bridge në Londër.
Facebook Forum