Euromaidan -- emër që iu dha protestuesve pro-evropianë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev -- filloi më 21 nëntor 2013, kur më shumë 2 mijë protestues u mblodhën në qendër të "Maidan Nezalezhnosti" (Sheshin e Pavarësisë). Lëvizja, e nxitur nga vendimi i presidentit Viktor Yanukovych për të mos nënshkruar një pakt për marrëdhënie më të afërta me Bashkimin Evropian, filloi si lëvizje paqësore, por nuk përfundoi në atë mënyrë. Dhuna filloi më 30 nëntor, kur policia u përlesh me protestuesit. Disa muaj më vonë, Yanukovych u largua nga shteti, dhe rreth 100 protestues mbetën të vrarë.
Lufta në Ukrainë dhe evoluimi i Euromaidanit

5
Protestuesit ndeshen me policinë gjatë një proteste masive të opozitës, më 1 dhjetor 2013.

6
Protestuesit e Euromaidanit të mbledhur në qendër të Kievit më 8 dhjetor 2013.

7
Protestuesit pro-evropianë duke fjetur në Sallën e Qytetit të Kievit më 7 dhjetor 2013. Mijëra protestues u mbledhën në Kiev duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata bllokuan ndërtesën e kabinetit të ministrave dhe administratën e qytetit, ku edhe ngritën flamurin e BE-së.

8
Njerëz duke qëndruar përreth bustit të Vladimir Leninit, i cili u rrëzua nga protestuesit gjatë një proteste të organizuar nga mbështetësit e integrimeve evropiane, Kiev, 8 dhjetor 2013.