Euromaidan -- emër që iu dha protestuesve pro-evropianë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev -- filloi më 21 nëntor 2013, kur më shumë 2 mijë protestues u mblodhën në qendër të "Maidan Nezalezhnosti" (Sheshin e Pavarësisë). Lëvizja, e nxitur nga vendimi i presidentit Viktor Yanukovych për të mos nënshkruar një pakt për marrëdhënie më të afërta me Bashkimin Evropian, filloi si lëvizje paqësore, por nuk përfundoi në atë mënyrë. Dhuna filloi më 30 nëntor, kur policia u përlesh me protestuesit. Disa muaj më vonë, Yanukovych u largua nga shteti, dhe rreth 100 protestues mbetën të vrarë.
Lufta në Ukrainë dhe evoluimi i Euromaidanit

9
Protestues pro-evropianë duke qëndruar pranë barrikadave të ndërtuara për të bllokuar rrugën për në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, 9 dhjetor 2013.

10
Policia e protestave shembën një barrikadë të bërë nga protestuesit në Kiev, në mbrëmjen e 11 dhjetorit. Protestuesit me ngulm refuzuan të largoheshin.

12
Liderët e opozitës së Ukrainës Arseniy Yatsenyuk dhe Vitali Klitschko u flasin protestuesve në Sheshin e Pavarësisë, më 29 dhjetor 2013.

13
Pro-evropianët e Ukrainës festuan Vitin e Ri në Sheshin e Pavarësisë së Kievit, më 1 janar 2014.