Euromaidan -- emër që iu dha protestuesve pro-evropianë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev -- filloi më 21 nëntor 2013, kur më shumë 2 mijë protestues u mblodhën në qendër të "Maidan Nezalezhnosti" (Sheshin e Pavarësisë). Lëvizja, e nxitur nga vendimi i presidentit Viktor Yanukovych për të mos nënshkruar një pakt për marrëdhënie më të afërta me Bashkimin Evropian, filloi si lëvizje paqësore, por nuk përfundoi në atë mënyrë. Dhuna filloi më 30 nëntor, kur policia u përlesh me protestuesit. Disa muaj më vonë, Yanukovych u largua nga shteti, dhe rreth 100 protestues mbetën të vrarë.
Lufta në Ukrainë dhe evoluimi i Euromaidanit

1
Protestuesit mbajnë flamunj të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian gjatë një proteste në mbështetje të integrimeve evropiane në qendër të Kievit, më 21 nëntor 2013.

2
Një protestues në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 24 nëntor 2013, merr pjesë në protestën më të madhe që nga Revolucioni i Portokalltë më 2004, në kryeqytetitn ukrainas.

3
Rreth orës 4 në mëngjes, më 30 nëntor 2013, ushtarë të policisë speciale, me dhunë i shpërndanë aktivistët e Euromaidanit që kaluan natën në Sheshin e Pavarësisë.

4
Kjo dhunë nga ana e policisë, nxiti protesta ditën e nesërme në Kiev. Më 1 dhjetor, protestuesit u kthyen në shesh dhe u përleshën me autoritetet e rendit.