"Solidariteti" – instalacion për përjetimet e rënda të refugjatëve
Gjemba, izolime, kufij. Janë vetëm disa prej mjeteve e procedurave me të cilat përballen refugjatët nëpër botë, sa herë që detyrohen të largohen prej shtëpive të tyre. Ky realitet i ashpër është shndërruar në instalacionin “Solidariteti”, të prezantuar të enjten në Prishtinë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. Zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e kanë organizuar ngjarjen, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë shtetërorë, pjesëtarë të misioneve diplomatike, të shoqërisë civile dhe vetë refugjatë që tani jetojnë në Kosovë.

5
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, e pranishme në ngjarjen e organizuar për refugjatë, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve tregon për gatishmërinë e autoriteteve për t’iu ndihmuar këtyre njerëzve.

6
Arjun Shrestha, shef i misionit të UNHCR-së në Kosovë, ka thënë në hapje të instalacionit se askush nuk vendos nga dëshira të jetë refugjat.
“Për shumë njerëz, është mundësia e vetme e mbijetesës. Refugjatët kanë nevojë për solidaritetin tonë, më shumë se kurrë më parë”.
Sipas tij, Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve tregon për vullnetin kolektiv të njerëzimit për t’i kaluar sfidat që lidhen me refugjatët.

7
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka thënë se Kosova i ka avancuar shërbimet rehabilituese për refugjatët, për shkak të përvojës që kanë pasur vetë kosovarët disa vjet më parë me konflikte - referencë për luftën në Kosovë më 1999.

8
Olta, refugjate prej Ukrainës, ka treguar se si është shpërngulur në Kosovë një vit më parë, bashkë me tre fëmijët e saj.
“Jeta ime ka nisur prej fillimit. Jam shumë e lumtur që fëmijët e mi janë këtu me mua”, ka thënë ajo para të pranishmëve.
“Jeta ime ka nisur prej fillimit. Jam shumë e lumtur që fëmijët e mi janë këtu me mua”, ka thënë ajo para të pranishmëve.