Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka shpallur 16 shkurtin Ditë të Unitetit, duke thënë se disa kanë spekuluar se kjo do të jetë dita kur Rusia do të nisë pushtimin e Ukrainës. Ukrainasit e kanë shënuar këtë ditë duke vendosur flamujt kombëtarë dhe duke demonstruar solidaritet mes vete. Rusia ka vendosur 150,000 trupa në kufijtë ukrainas, por Kremlini mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën.
Ukrainasit shënojnë Ditën e Unitetit

1
Qytetarët në Sievierodonetsk në rajonin e Luhanskut në lindje të Ukrainës, mbajnë një flamur të madh kombëtar të Ukrainës.

2
Dy gra festojnë Ditën e Unitetit në Kramatorsk.

3
Një flamur ukrainas valëvitet në qendër të Kharkivit.

4
Dita e Unitetit është shënuar edhe në Kompleksin Olimpik në Kiev.