Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka shpallur 16 shkurtin Ditë të Unitetit, duke thënë se disa kanë spekuluar se kjo do të jetë dita kur Rusia do të nisë pushtimin e Ukrainës. Ukrainasit e kanë shënuar këtë ditë duke vendosur flamujt kombëtarë dhe duke demonstruar solidaritet mes vete. Rusia ka vendosur 150,000 trupa në kufijtë ukrainas, por Kremlini mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën.
Ukrainasit shënojnë Ditën e Unitetit

5
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy duke kënduar himnin kombëtar ukrainas, teksa mori pjesë në një ngjarje në periferi të Kievit për nder të Ditës së Unitetit. Më pas ia udhëtojë në Rivne dhe në rajonet e Doneskut. Zelenskiy i inkurajoi ukrainasit që “të vendosin flamujt kombëtarë, të vendosin fjongo me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë, për t’i treguar gjithë botës unitetin tonë”.

6
Sheshi i Pavarësisë në Kiev.

7
Qytetarët në kryeqytetin ukrainas, Kiev duke shënuar Ditën e Unitetit.

8
Policët në Kiev vendosën fjongo me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë, që janë ngjyrat e flamurit kombëtar ukrainas.