Fotografi i agjencisë Asocciated Press, Manu Barbo, ka përcjellur migrantët gjatë rrugëtimit të tyre nëpër Bosnje dhe Hercegovinë.
Dimri i migrantëve në Bosnje
Kampi Vuçjak në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për shkak të presionit të BE-së dhe organizatave te shumta ndërkombëtare. Megjithatë problemi i migrantëve në Bosnje, që synojnë të kalojnë në vendet evropiane, mbetet edhe më tutje prezent.
1
Nishademi dhe Suhil, migrantë nga India, po ngrohen pranë zjarrit së bashku me Fatmën dhe djalin e saj Omar 1-vjeçar, refugjatë sirianë nga Alepo. Ata po përpiqen të hyjnë në Kroaci si vend anëtar i Bashkimit Evropian, përmes maleve përreth Bihaqit në Bosnje dhe Hercegovinë.
2
Omari, 1 vjeçar, qan derisa nëna e tij Fatma përpiqet t'ia ndrrojë rrobat, para se të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kufirin me Kroacinë në përpjekje për të kaluar në territorin e Bashkimit Evropian.
3
Migranti indian Suhil, 23-vjeçar, ndihmon Fatmën, për të mbajtur djalin e saj, derisa po kalonin malet midis Bosnjës dhe Kroacisë afër qytetit të Bihaq, në veriperëndim të Bosnjës.
4
Ata vazhduan rrugëtimin në malet që çojnë në drejtim të kufirit të Bosnjës me Kroacinë.