Fotografi i agjencisë Asocciated Press, Manu Barbo, ka përcjellur migrantët gjatë rrugëtimit të tyre nëpër Bosnje dhe Hercegovinë.
Dimri i migrantëve në Bosnje
Kampi Vuçjak në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për shkak të presionit të BE-së dhe organizatave te shumta ndërkombëtare. Megjithatë problemi i migrantëve në Bosnje, që synojnë të kalojnë në vendet evropiane, mbetet edhe më tutje prezent.

5
Një migrant nga Afganistani ushqehet në një qendër të pranimit të përkohshëm të krijuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantët (IOM ) në Bihaq, në Bosnjën veriperëndimore. Kampi famëkeq Vuçjak i Bosnjës është mbyllur pas një proteste ndërkombëtare. Banorët e tij janë transferuar në pjesë të tjera të Bosnjës. Por disa janë rikthyer në Bihaq, sepse është afër Kroacisë, vendit anëtar të Bashkimit Evropian.

6
Një grup refugjatësh nga Afganistani gatuajnë në malet përreth qytetit Bihaq të Bosnjës.

7
Një grup migrantësh, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani luten në një xhami të improvizuar në qendrën e pritjes së përkohshme të ngritur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantët në Bihaq.

8
Një grup migrantësh ecin pranë hekurudhës në kufirin midis Bosnjës dhe Serbisë.