Dhuna mes Izraelit dhe Gazës nëpërmjet fotografive
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.

1
Breshëri raketash goditën Izraelin më 7 tetor. Raketat u hodhën nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.

2
Palestinezët grumbullohen afër një tanku të ushtrisë Izraelite që u shkatërrua nga një sulmues palestinez që u infiltrua në jug të Izraelit, pranë kufirit me Izraelit dhe Gazës.

3
Disa makina të goditura nga raketat e lëshuara nga Hamasi në Ashkelon, në jug të Izraelit më 7 tetor.

4
Zyrtarët policorë evakuojnë një grua me vajzën e saj, pasi një raketë godet Ashkelonin.