Dhuna mes Izraelit dhe Gazës nëpërmjet fotografive
Militantët e Hamasit thanë se kanë lëshuar mbi 5.000 raketa në territorin e Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shteti i tij është në luftë. SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, përderisa Uashingtoni ka premtuar se do t’i ofrojë Izraelit mjetet që i duhen për ta mbrojtur veten.

5
Sulmet izraelite në qytetin e Gazës më 7 tetor. Izraeli tha se është "në luftë" pas sulmit masiv të nisur nga Hamasi në orët e para të së shtunës.

6
Qytetarët shuajnë makinat e djegura, që u goditën nga raketat e lëshuara nga Gaza. Ashkelon, 7 tetor 2023.

7
Autoritetet izraelite kanë paralajmëruar militantët e Hamasit se do të paguajnë "çmim të lartë" për sulmet me raketa në territorin e Izraelit.

8
Një pjesëtar i forcave të sigurisë së Izraelit në Sderto, qytet në jug të Izraelit ku u raportua për përleshje mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.