Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Deçani nderon viktimat e sulmit në Gllogjan

1
Qytetarët në Komunën e Deçanit u mblodhën më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po bartte nxënës nga Gjakova në Deçan.

2
Në sulmin me armë zjarri, që ndodhi në orët e mbrëmjes së 26 nëntorit, u vra një shofer dhe dy nxënës.

3
Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë arrestuar ndonjë të dyshuar për sulmin në Gllogjan të Deçanit.

4
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista lidhur me ngjarjen në Gllogjan.