Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Deçani nderon viktimat e sulmit në Gllogjan

5
Autoritetet e Kosovës nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në sulmin ndaj autobusit të jenë përfshirë më shumë se një person.

6
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se janë duke e pastruar terrenin ku ndodhi ngjarja, për të parë nëse mund të sigurohen prova të reja.

7
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar që personat përgjegjës për vrasjen e trefishtë të dorëzohen, duke thënë se kushdo që u ndihmon atyre bën shkelje të rëndë penale.

8
Autoritetet në Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve, që nëse kanë informacione lidhur me ngjarjen në Gllogjan, t'u drejtohen organeve të rendit.