'Më vonë mund të mos ndodhë kurrë'
Ukrainasit po martohen në një numër rekord, mes pushtimit rus dhe shumë nga ta ndihen më të vendosur se kurrë për të festuar për dashurinë dhe jetën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Ushtari ukrainas, Vitaliy, 25 vjeç, duke puthur gruan e tij disa momente pasi dyshja shkëmbyen betimet në Kiev më 23 korrik.
Që nga pushtimi rus më 24 shkurt, Ukraina ka parë një nxitim të paprecedent drejt altarit: 9.120 martesa janë regjistruar në pesë muajt e fundit në Kiev, krahasuar me 1.110 të regjistruara gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2021.

2
Luftëtarët e Gardës Kombëtare u martuan në një vend të pazbuluar më 8 mars, pak pasi filloi pushtimi rus.
Një tjetër dhëndër i ri në Kiev, i quajtur Vitaliy (nuk është në këtë foto), i tha kohët e fundit AFP-së se vendimi për t'u martuar tani është "hapi më i guximshëm dhe më i vështirë që mund të bëni" për shkak të pasigurisë së luftës. "Unë mund të largohem për në front në çdo kohë", shtoi ai.

3
Mykhaylo dhe Anastasia Dewberry duke pozuar përpara një ndërtese të dëmtuar pasi u martuan në Buça, afër Kievit, më 26 maj.
Zyrat e kurorëzimeve në Buça dhe në qytetin e afërt të Irpinit u rihapën në maj pasi trupat ruse braktisën përparimin e tyre në Kiev.

4
Ushtarët e porsamartuar duke u përqafuar pasi kanë shkëmbyer betimet në rajonin Brovari, afër Kievit, gjatë rrethimit rus të kryeqytetit ukrainas.
Dyshja, që kërkuan të mos u përmendeshin emrat, u takuan për herë të parë në Ukrainën lindore në vitin 2015 derisa luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Ata filluan një marrëdhënie pasi u ribashkuan rastësisht në mes të pushtimit rus të vitit 2022.