'Më vonë mund të mos ndodhë kurrë'
Ukrainasit po martohen në një numër rekord, mes pushtimit rus dhe shumë nga ta ndihen më të vendosur se kurrë për të festuar për dashurinë dhe jetën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov duke pozuar për fotot e dasmës së tyre në një oborr të dëmtuar në Harkiv më 3 prill. Infermierja dhe mjeku së bashku ofruan kujdes mjekësor falas dhe mblodhën para për ilaçet e nevojshme për njerëzit në qytetin e tyre.

6
Ushtari i Gardës Kombëtare, Ihor, dhe nusja e tij, Kira, duke dalë nga një bodrum ku u martuan në Harkiv më 23 qershor. Ceremonitë e martesës në qytetin lindor tani mbahen shpesh nën tokë, si masë mbrojtëse ndaj bombardimeve të mundshme.

7
Yevhen Levchenko dhe Nadia Prytula duke pritur të martohen në Irpin më 21 qershor. Menjëherë pas ceremonisë, të sapomartuarit u detyruan të ndahen. Nadia u largua nga Ukraina për të studiuar jashtë vendit, ndërsa Yevhenit iu kërkua të qëndronte në bazë të vendimit që burrave deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga Ukraina.

8
Ushtari ukrainas "Karp" dhe gruaja e tij, Anna, një vullnetare, udhëhiqen nga një prift gjatë ceremonisë së tyre martesore në rajonin e Harkivit më 24 korrik.
Rritja masive e dasmave në Ukrainë ka precedent historik. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942, Shtetet e Bashkuara regjistruan 1.8 milion dasma në 12 muaj - një rritje prej 83 për qind krahasuar me një dekadë më parë.
Rritja masive e dasmave në Ukrainë ka precedent historik. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1942, Shtetet e Bashkuara regjistruan 1.8 milion dasma në 12 muaj - një rritje prej 83 për qind krahasuar me një dekadë më parë.