Më 17 nëntor, Sllovakia dhe Çekia kujtojnë 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë. Tetë ditë pas rënies së Murit të Berlinit, një protestë studentësh kundër pushtimit komunist shtypet dhunshëm nga forcat e rendit në Pragë. Pas pak ditësh, qindra mijëra njerëz vërshuan rrugët e kryeqytetit çek, derisa në fund të muajit Partia Komuniste pajtohet të mbajë zgjedhje të lira. Në dhjetor, regjisori disident, Vaclav Havel, zgjidhet president dhe demokracia zë vend.
1989: Revolucioni i Kadifenjtë
9
Më 24 nëntor, turma u rrit në 300,000. Vaclav Havel, regjisori disident dhe ish i burgosuri politik, iu drejtua turmës masive nga një ballkon prej nga shihej i gjithë sheshi Wenceslas, në qendër të qytetit të Pragës
10
Më 26 nëntor, protestat u zhvendosën në një park të madh, për të akomoduar numrin në rritje të protestuesve. Rreth gjysmë milioni njerëz erdhën për të dëgjuar fjalimin e Havelit dhe liderëve të tjerë të opozitës.
11
Busti i liderit sovjetik Stalin, me një shkrim ku thotë “Asgjë Nuk Zgjat Përjetësisht”, në sheshin Wenceslas, në ditën e dhjetë të protestave, 27 nëntor 1989.
12
Liderët e “Obcanske Forum” [Forumit Civil], grup opozitar, e shndërruan teatrin në Pragë në seli qendrore. Vaclav Havel shihet i dyti nga e djathta.