Më 17 nëntor, Sllovakia dhe Çekia kujtojnë 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë. Tetë ditë pas rënies së Murit të Berlinit, një protestë studentësh kundër pushtimit komunist shtypet dhunshëm nga forcat e rendit në Pragë. Pas pak ditësh, qindra mijëra njerëz vërshuan rrugët e kryeqytetit çek, derisa në fund të muajit Partia Komuniste pajtohet të mbajë zgjedhje të lira. Në dhjetor, regjisori disident, Vaclav Havel, zgjidhet president dhe demokracia zë vend.
1989: Revolucioni i Kadifenjtë
13
Turma të mëdha njerëzish vazhduan të vërshojnë qytetin me të dëgjuar lajmin se komunistët ishin zbrapsur dhe ishin pajtuar të mbajnë zgjedhje të lira. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimin “Havel na Hrad” [ Haveli Në Kështjellë], një sllogan shumë popullor në kohën e protestave.
14
Më 29 dhjetor 1989, Vaclav Havel dhe gruaja e tij Olga, përshëndesin qytetarët në Kështjellën e Pragës, pasi zgjidhet si president i ri i Çekosllovakisë.
15
Shampanjë e festime në pritje të Vitit të Ri dhe demokracisë së re, 31 dhjetor 1989