Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
Përballjet nga afër të Navalnyt si figurë kryesore opozitare në Rusi

9
Navalny i ulur në një mjet transportues policie pasi u kap gjatë një tubimi masiv në Moskë në mars të vitit 2017. Ai u gjobit me 350 dollarë për pjesëmarrje në atë që autoritetet e quajtën një protestë të paligjshme.

10
Navalny gjatë rrugës për në spital pasi u spërkat me ngjyrë të gjelbër nga sulmues të panjohur në Moskë në prill të vitit 2017. Gjatë sulmit ai pësoi djegie në sy.

11
Navalny largohet nga një burg në Moskë në tetor të vitit 2018, pasi vuajti 20 ditë burgim me akuzën e organizimit të protestave të paligjshme.

12
Policia ndalon Navalnyin gjatë një tubimi në mbështetje të gazetarit investigativ Ivan Golunov, i cili u arrestua nga policia dhe u akuzua për mbajtje droge me 12 qershor të vitit 2019.