Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
Përballjet nga afër të Navalnyt si figurë kryesore opozitare në Rusi

13
Navalny, me sy të skuqur dhe të fryrë, ulet në një shtrat spitalor në Moskë më 29 korrik 2019, pasi nuk u ndje mirë në qelinë e tij, ndërsa po vuante një dënim me burg nën akuzën e thirrjes së një mitingu të paautorizuar. Ai tha se besonte se ishte helmuar. Mjekët thanë se kishte një "reaksion akut alergjik".

14
Një qytetar shikon një video në mediat sociale ku Navalny shihet duke u transportuar në një barelë bartëse nga një ekip i ambulancës në Omsk pasi u rrëzua, i sëmurë rëndë nga ajo që dyshohej se ishte helmim derisa ishte në një fluturim nga Tomski për në Moskë më 20 gusht.

15
Një mjek në një spital në Omsk u thotë gazetarëve se Navalny ishte vendosur në një gjendje kome të induktuar.