Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Ushtarët rusë dhe civilët sirianë gjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim në rajonin sirian të Latakisë në një imazh të publikuar më 7 shkurt. Siria është e përfshirë në një luftë civile dhjetëvjeçare dhe zonat e prekura nga tërmeti në Siri thuhet se janë të ndara midis zonave të kontrollluara nga qeveria dhe ato të kontrolluara nga opozita.

10
Anëtarët e një ekipi kërkim-shpëtimi nga ushtria pakistaneze duke hipur në një avion të Forcave Ajrore në Rawalpindi, herët më 7 shkurt. Dy fluturime të ekipeve të shpëtimit, një spital mobil dhe pajisje të tjera u dërguan nga Pakistani.

11
Personeli i kërkim-shpëtimit shihet duke u larguar nga Azerbajxhani më 7 shkurt. Bakuja ka dërguar "qindra" specialistë të kërkim-shpëtimit, së bashku me pajisje, në Turqi.

12
Një C-130 i Forcave Ajrore Helenike që mbante anëtarë të një njësie të reagimit ndaj fatkeqësive niset për në Turqi nga një aeroport ushtarak në Elefsinë, Greqi, më 6 shkurt. Avioni mbante 21 zjarrfikës, dy qen dhe pajisje të rënda shpëtimi.