Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit përgatiten për dislokim në Turqi më 6 shkurt. Afro 100 zjarrfikës të Los Anxhelosit dhe inxhinierë strukturorë, së bashku me gjashtë qen shpëtimi, po dërgohen në Turqi.

14
Anëtarët e ekipit urban të kërkim-shpëtimit prej 68 anëtarësh të Republikës Çeke përgatiten të fluturojnë nga aeroporti i Ostravës, më 6 shkurt.