Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Shpëtimtarët hungarezë -- pjesë e një ekipi prej 50 anëtarësh që u dërgua në Turqi -- pak përpara se të fluturojnë nga Budapesti më 6 shkurt

6
Zjarrfikësit dhe një qen shpëtimi nga Serbia janë parë pasi kanë mbërritur në aeroportin në Adana në jug të Turqisë. Serbia ka dërguar 21 shpëtimtarë dhe tre “oficerë ndërlidhës” në Turqi.

7
Një ekip shpëtimi nga Ministria ruse e Emergjencave është parë në Aeroportin Ndërkombëtar Zhukovsky, afër Moskës, më 6 shkurt. Më shumë se 100 pjesëtarë rus të shpëtimit janë dërguar në Turqi dhe Siri.

8
Një qen me mbajtësin e tij në bazën e 90-të të transportit ajror të Rumanisë, pranë Bukureshtit, më 6 shkurt. Një ekip prej 60 personash të kërkim-shpëtimit dhe katër qen u dërguan nga Rumania në Turqi më 6 shkurt.