Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një ekip i ndihmës nga Shqipëria është nisur drejt Turqisë më 6 shkurt. Ekipi përbëhet nga 53 persona - personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit.

2
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur drejt Turqisë më 6 shkurt. Kontingjenti përbëhet nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen shpëtimi.

3
Zjarrfikësit gjeorgjianë duke hipur në një autobus për në Turqi në një vend të paspecifikuar në Gjeorgji më 6 shkurt. Tbilisi ka dërguar 60 specialistë kërkim-shpëtimi, së bashku me pajisjet përkatëse, në Turqinë fqinje për të ndihmuar me operacionin masiv të shpëtimit që po zhvillohet aktualisht.

4
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja ndërsa zjarret vazhdojnë në Iskenderun, një qytet bregdetar në Turqinë jugore, më 7 shkurt.
Një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit goditi Turqinë dhe Sirinë herët në mëngjesin e 6 shkurtit. Të paktën 5.100 njerëz raportohet të kenë vdekur nga tërmeti dhe mijëra të tjerë mbeten të bllokuar në rrënoja nga ndërtesat që u shembën. Fatkeqësia ka shkaktuar një reagim masiv ndërkombëtar, me ekipe që fluturojnë nga e gjithë bota për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim.