Më 1 shtator 2004, militantët çeçenë sulmuan një shkollë fillore në qytetin e Beslanit në Republikën ruse të Osetisë së Veriut. Ata morën peng 1.100 mësues, fëmijë dhe të afërm të tyre, duke kërkuar tërheqjen e forcave federale nga Çeçenia si kusht për lirimin e tyre. Më 3 shtator 2004, forcat ruse të sigurisë sulmuan ndërtesën, duke rezultuar në një betejë, në të cilën humbën jetën më shumë se 330 pengje, në mesin e tyre 186 fëmijë.
Beslan: Tri ditët e terrorit

9
Një burrë bart një djalë të lënduar.

10
Një pamje e shkollës së dëmtuar në ditën pasi forcat speciale përfunduan rrethimin.

11
Një nënë ledhaton flokët e vajzës së saj të lënduar, ndërsa ajo trajtohet në një spital në Vladikavkaz, kryeqyteti rajonal i Osetisë së Veriut.

12
Të afërmit përpiqen t'i identifikojnë trupat e viktimave jashtë një morgu, në Vladikavkaz.