Më 1 shtator 2004, militantët çeçenë sulmuan një shkollë fillore në qytetin e Beslanit në Republikën ruse të Osetisë së Veriut. Ata morën peng 1.100 mësues, fëmijë dhe të afërm të tyre, duke kërkuar tërheqjen e forcave federale nga Çeçenia si kusht për lirimin e tyre. Më 3 shtator 2004, forcat ruse të sigurisë sulmuan ndërtesën, duke rezultuar në një betejë, në të cilën humbën jetën më shumë se 330 pengje, në mesin e tyre 186 fëmijë.
Beslan: Tri ditët e terrorit

13
Të afërmit e viktimave në varrezat në Beslan.

14
Dy vajza të vogla prekin fotografitë e pengjeve që mbetën të pagjetura tri ditë pas përfundimit të krizës së pengjeve.

15
Një përmbarues përpiqet t'i qetësojë gratë, gjatë gjykimit të Nurpashij Kulayevit, i vetmi militant i arrestuar gjatë krizës së pengjeve të Beslanit, në një gjykatë në Vladikavkaz, më 19 maj 2005.

16
Nurpashi Kulayev, i vetmi militant i mbijetuar i rrethimit të Beslanit, u dënua me burgim të përjetshëm më 26 maj 2006.